Dizajn

Si t’i sistemoni pikturat në shtëpin tuaj? (FOTO)

Përzgjedhja e pikturave për dekorimin dhe zbukurimin e shtëpis është padyshim një punë që para se gjithash kërkon passion, por edhe kohë dhe mbi të gjitha mundsi financiare. Pikturat janë elemente dekorimi shumë të rëndësishme për një ambient, qoftë ky edhe banim. E vendosur në vendin, sfondin dhe harmoninë me atë që e rrethon, një pikturë sigurisht që ja rrit vlerat shtëpisë, e bën atë më të rafinuar dhe sofistikuar.

Përzgjedhja e tyre është çështje shijesh personale, që mënyrën e vendosjës së tyre e harmonizon me mjedisin. Përgjithësisht, pikturat me përmasa të vogla, vendosen në lartësi më të ulët për të pasur më shumë mundësi për shikim e tyre në detaje. Nderkohë që ato me përmasa më të mëdha vendosën në lartësinë e syrit. Kujdes mos vendosni pikturat me përmasa të ndryshme në një vend, sepse nuk janë në përputhje me njëra tjetrën dhe nuk është e këshillueshme. Poashtu nuk këshillohet që fotografitë dhe pikturat të vendosën pranë njëra tjetrës.

Ndriçimi është një tjetër detaj i rëndësishëm. Këshillohet që drita të mos jetë shumë e fortë, me qëllim që ngjyrat dhe tonet e pikturës të jenë sa më pranë natyralës. Po kështu edhe llambat neon dhe flouroshente modifikojnë ngjyrat natyrale të tyre.

Një tjëtër element i rëndësishëm është edhe korrniza. Ajo është në gjëndje të rrisë vlerat e pikturës, edhe nga pikëpamja ekonomike. Zgjedhjet në këtë rast janë nga më të ndryshmet, por një këshillë është thuajse universal, përdorni një korrnize të mirë për një kuadër me vlera të limituara dhe e kundërta, përzgjidhni një kornize minimaliste, kur piktura ka më shumë vlera./Shtepija.com

125 Komente

Kliko këtu për të komentuar