Zyre

Si të krijohet ambient pune produktiv për kompaninë tuaj

Si të krijohet ambient pune produktiv për kompaninë tuaj

Kohët e fundit, projektimi i ambientit të punës ka pësuar ndryshime signifikante. Shumë organizata kanë kaluar nga zyret individuale të mbyllura me muri, në dizajnim me plane të hapura, ku kanë implementuar tavolina të punës në grupe, mure xhami transparente dhe tabela të bardha, në mënyrë që ta rrisin fokusin, punën në ekip dhe fleksibilitetin.

Megjithëse vendi i punës synohet të jet përfekt dhe unik, tek çdo biznes, janë disa hapa të cilat rekomandohen për çdo kompani që ti merr në mënyrë që të ketë një ambient ideal dhe produktiv pune:

  1. Vendosni se si do të matni produktivitetin e hapësirës së punës

Çdo kompani ka mënyren e vet të të maturit të produktivitetit. Objektivat e juaja të biznesit dhe karakteristikat e ekipit tuaj do të influencojnë në qasjen që do të zgjedhni. P.sh. a preferoni të zgjedhni qasjen tradicionale të kalkulimit të produktivitetit, ku kalkuloni raportin e shpenzimeve me numrin e metrave katror në dispozicion, apo raportin e profitit me metrat katror të zyreve në shfrytëzim? Apo, favorizoni qasjen ku fokusi është në anëtarët e ekipit si individ, dhe faktorët si numri i orëve të cilat stafi juaj qëndron ulur apo në këmbë, apo numrin e ndërveprimeve që kanë me anëtarët e ekipeve tjera? Përfundimisht, ju mund të zgjedhni qasjen ku matja e produktivitetit është e mjaftushme, apo mund të zgjidhni disa.

  1. Konsideroni arranzhim të kombinuar të zyreve

Sipas një studimi të berë në vitin 2016, kompanitë inovative janë 5 herë më të pëlqyera, se sa ato që janë më pak inovative në biznes, për të balancuar grupet apo individët në hapësirat e punës. Në ketë studim, kompanitë me inovative kishin hapësirat e punës të organizuara në atë mënyrë ku 44% ishte hapësirë e hapur e punës dhe 45% hapësirë private të mbyllur. Kurse, tek kompanitë me pak inovative, ky raport ishte 60% në favor të hapësirave të hapura, dhe rreth 30% të hapësirave të mbyllura, apo e kundërta e tyre, por jo e balancuar si tek ato inovative. Por çka do të thote kjo për kompaninë tuaj? Kurdo që është e mundshme, duhet të zgjedhet balanca në mes të zyrave të hapura dhe atyre të mbyllura. Për ekipin e shitjes, hapësira e hapur e punës mund të jet shumë e dobishme, sepse mundëson komunikim dhe lëvizje më efikase, si dhe individet mund të mësojnë nga eksperiencat e njëri tjetrit. Kurse, te ekipet e programëreve apo zhvilluesve të produkteve/shërbimeve, hapësirat e mbyllura mund të sjellin kënaqesi dhe produktivitet më të madh, pasi që ofrojnë qetësi dhe koncentrim më të madh në punë.

Foto: Projektimi i hapësirave të hapura të punës, me inventarin nga kompania MASSONI (përfaqësues ekskluziv për Kosovë – PUNTO SHPK)

  1. Projektoni zyret sipas dëshirës së punëtorit

Mundësia që të ndryshohet hapësira punuese gjatë ditës, sipas disponimit dhe detyrës që mund të keni, mund të ketë një impakt signifikant në produktivitetin dhe motivimin e stafit. Një gjë e thjeshtë si instalimi i grilave të erëta në dritare, dhe mundësia e përshtatjes së tyre, varësisht nga nevoja që stafi ka për dritë gjatë ditës, mund të afekton efikasitetin dhe disponimin e stafit. Opsione tjera mund të janë edhe dizajnimi i tavolinës së punës, me mundësi të përshtatjes së lartësis dhe punës edhe duke qëndruar, mundet të ndikoj shumë në rritje të produktivitetit, duke mundësuar punën edhe në kohën kur stafi ka nevojë për lëvizje nga karriga, duke mundësuar punën gjatë qëndrimit në këmbë.

 

 

Artikulli u sponzorizua nga:

PUNTO SHPK

(Kompani e specializuar per shitje te inventarit per zyre)

Fushe Kosove, Kosove

[email protected]

www.punto-rks.com

Tags

761 Komente

Kliko këtu për të komentuar