Të tjera

Si të dizajnoni dhomën e gjumit në stilin viktorian

Mobiliet në stilin viktorian janë të pasura me dekore, dizajn kompleks dhe original. Është pikërisht kjo karakteristika që i dallon ambientet me stil viktorian.

Edhe në ditët e sotme stili viktorian preferohet për të dekoruar ambientin e brendshëm, por gjithsesi në një mënyrë më moderne me material më të lehta dhe funksionale, ngjyra jo shum të rënda në krahasim me ato tradicionalet. Ja disa këshilla të duhura se si mund të krijoni një dhomë gjumi me stilin viktorian.

Për të krijuar një dhomë gjumi në këtë stil nevojitet të gjeni ekulibrin e duhur midis antikës dhe modernës. Këshilla është që të vendosni në brendësi të dhomës së gjumit elemente që të kujtojnë këtë stil dhe ti kombinoni me mobiliet modern.

Krevati në këtë stil do të përshtatej shum bukur me material të lehta, afër krevatit mund të vendosni një pasqyrë me një kornize të argjend.

Kombinimet e dizajnit janë me të vërtet të pafundme, ju duhet të vendosni elementet dhe stilet e ndryshme. Për të ndriçuar dhomën e gjumit në stilin viktorian zgjidhni llamba elegante prej kristali.

Brende të ndryshme kanë interpretuar stilin viktorian por në një version modern duke propozuar elemente për dhomën e gjumit me një bukuri antike.

Shiko galerin.

1 30ab5eeb329fc39a6c616d2db0813e6f 56504196e5e94 aesthetic-victorian-bedroom hd-1208-homey-design-victoria-palace-bed marlyn-victorian-style-bedroom-furniture victorian-bedroom-decorating-ideas-and-pictures victorian-bedroom-furniture-decorating victorian-master-bedroom-with-classical-curtains

Tags

15 Komente

Kliko këtu për të komentuar