Bone vet Dizajn Të tjera

Si të bëni mirëmbajtën e drurit dekorativ (FOTO)

Kur instaloni për herë të parë zbukurimet e drurit, ato duhet të duken përrallore. Prapë se prapë, ju duhet të kujdeseni për të ruajtur atraktivitetin e tyre, në veçanti, duke i mirmbajtur me ngjyrat dhe preparatet e duhura të drurit.

Pra, sa shpesh duhet ta bëni këtë? Si duhet ta bëni? Si rregull i përgjithshëm, planifikoni të përdorni një ngjyrues të qartë përafërsisht çdo vit dhe një llak kompakt gjysmë transparente çdo dy vjet.

Nëse fillimisht keni përdorur ngjyrë gjysëm të ngurta ose të ngurta, ato do të duhet të ripërdoren rreth çdo pesë vjet. Si mund ta di nëse kuverta ime ka nevojë për ruajtje? Shenjat e dukshme që kuvertat kanë nevojë për ruajtje janë nëse shihen njolla, gërvishje ose shohim që druri ka nevojë të ngjyroset për shkak të thatesisë , po ashtu kur kuverta ka myk mbi të.

Një mënyrë tjetër për të kontrolluar është të spërkatni disa pika ujë në kuvertën tuaj. Nëse uji rrin lart dhe mbetet në sipërfaqe, kuverta juaj nuk ka nevojë për ta lyer. Nëse uji zhyt shpejt në dru, kjo do të thotë që druri në kuvertë tuaj mund të kalbet. Ju ndoshta do të duhet të rivendosni kuvertën tuaj. Para se të vendosni, kontrolloni disa zona të ndryshme të kuvertës suaj.

70 Komente

Kliko këtu për të komentuar