Arkitektur Exterior

Shkallët spanjolle në Romë (FOTO)

Konteksti i vendit në fillim të viteve 500 konsiderohej si periferik, në të cilin ishin të vendosura vreshta dhe dy objekte të vjetra romake, njëra ishte “verso le fratte” e cila më vonë u bë pronë e kolegjit Propaganda Fide dhe një në pronësi të banorëve Monaldeschi, e cila më vonë në mesin e viteve 600 iu shit ambasadorëve të Spanjës të shtetit të papës. Nga kjo ambasadë i jepet edhe emri i sheshit si Piazza di Spagna apo sheshi spanjoll. Në shekullin XVII shkallët spanjolle ishin nën ndikimin e dy qëverive të cilat kishin autonomin e vet; në njëren anë ato ishin nën hijen e selisë spanjolle kurse në anën tjetër nën mbikqyrjen e francezëve. Pasi që ishin dy ambasada të ndryshme, kishte edhe konflikte të medha mes tyre sepse zona ishte e pa definuar mirë. Me pranin e dy ambasadave, kesaj pjese te Romës iu rrit reputacioni. Ideja për këtë lidhje në mes të dy shesheve datonte qysh nga shekulli i XVI.

Shkallët spanjolle përbëjn njërën ndër vendtakimet më të famshme të realizuara ndonjëher në të gjithë Romën. Ato janë vendosur në një vend tejet strategjik, të cilat lidhin dy sheshe të medha në Romë, e ato janë Piazza di Spagna dhe Trinita dei Monti.

Projekti i ketyre shkallëve i bër nga de Sanctis kishte formën e parregullt mirpo që i ngjante pak a shumë një fluture te bukur. Qëllimi i ketyre shkalleve ishte që, kisha e cila ishte në krye te shkallëve të lartesohet sa me shume./Shtepija.com

spanish-stepsrome-spagna04-f-de-sanctis-scalinata-di-trinita-dei-monti

470 Komente

Kliko këtu për të komentuar