Arkitektur

Rrokaqielli i pabesueshëm “U” në Nju Jork, përtej imagjinatës sonë (FOTO)

Janë zbuluar zyrtarisht plane për të ndërtuar rrokaqiellin e parë të formës U në botë në New York City i cili do të kaloj kufijtë e arkitekturës.

Big Bend është një projekt ambicioz që po kryhet nga Oiio Studio, një ekip dizajnimi me famë botërore, më parë i ballafaquar me kufizimet e përdorimit të tokës të qytetit.

“Nëse ne arrijmë të bëjmë strukturën tonë në vend të përkuljes së rregullave të zonimit të Nju Jorkut do të ishim në gjendje të krijonim një nga ndërtesat më prestigjioze në Manhatan” shkruan në faqen e tyre zyrtare rreth planit të tyre për të anashkaluar ligjet për të ndërtuar këtë rrokaqiell.

Nëse kryhet me sukses, The Big Bend do të përfundojë duke u bërë ndërtesa më e gjatë në botë, duke tejkaluar edhe Burj Khalifa të Dubait në gjatësi totale.

Ndërtesa do të kërkojë një sistem ashensor që mund të udhëtojë në sythe dhe kthesa për të shkallëzuar formën e saj unike, e cila tingëllon disi si një slitë rrëshqitëse.

1,189 Komente

Kliko këtu për të komentuar