Arkitektur

Restoranti i parë nënujor i evropës duket si një gur nga jashtë, por vetëm derisa të hyni brenda

Evropa është shtëpia e Partenonit Grek në Athinë, Koloseut Romak në Romë, Kulla Eifel në Paris dhe e shumë e  shumë  kryeveprave  arkitektonike. E di çfarë mungon? Një restorant nënujor. Por një kompani e quajtur Snore është në kërkim për ta ndryshuar këtë.

Ata kanë hartuar një strukturë tre nivelesh me një dritare panoramike prej 11m që lejon vizitorët të “udhëtojnë” në det në jug të Norvegjisë. Në shikim të parë, restoranti duket si një enë betoni, hedhur në valët e cekëta pranë fshatit Bali, por brenda saj rrezaton jeta.

Restoranti do të ketë hapësirë ​​për të mikpritur deri në 100 mysafirë, dhe ndërtesa do të dyfishohet si një qendër kërkimore detare. “Më shumë se një akuarium, struktura do të bëhet pjesë e mjedisit të tij detar, duke ardhur drejtpërdrejt në shtratin e detit  pesë metra poshtë sipërfaqes së ujit”, shkruan Snohetta. “Si një periskop i zhytur, dritaret masive akrilike të restorantit ofrojnë një pamje të shtratit të detit, ndërsa ndryshon gjatë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit”. Kompania  shpreson që  restoranti të fillojë ndërtimin vitin e ardhshëm, me qëllim të hapjes në 2019./Shtepija

82 Komente

Kliko këtu për të komentuar