Arkitektur

Pamja mahnitëse që bashkon oborrin me brendësin (FOTO)

Shtëpia “Ramat Hasharon”, pamje mahnitëse nga shtëpia në gjelbërimin e oborrit. Një rezidencë private e ndërtuar midis dy oborreve qendrore. Një oborr i gërmuar në një thellësi prej tre metrash dhe oborri i dytë në nivelin e katit përdhes të ndërtesës.

Kjo shtëpi ka të ndërtuar një pjesë si bodrum, duke qenë i hapur në anën e oborrit. Hapësira qëndrore e kuzhinës, dhoma e ngrënies dhe dhoma e ndenjës është e hapur në dy drejtime, në perëndim dhe në lindje.

Kjo siguron një ndjenjë që hapësira është vazhdimisht e mbështjellur nga drita natyrore dhe gjelbërimi i pemëve në oborr. Hapësira qendrore e strukturës, arrihet përmes një ure të gjatë që kalon në oborr dhe të çon në derën e përparme. Nga ura, ne mund të shohim dhomat e fëmijëve.

476 Komente

Kliko këtu për të komentuar