Shtëpi

Një shtëpi me ndriçim natyral dhe ventilim të përsosur (FOTO)

E vendosur në zonën Gading Serpong, në mes shtëpive periferike në një lagje me shtëpi që janë shumë të afruara me njëra tjetrën. Shtëpia është e ngjitur në murë me shtëpitë tjera.

Shtëpia, është e rrethuar me shtëpi që janë ndërtuar gati 10-20 vjet më parë, ky mjedis është një nga faktorët kryesorë që e ka bërë të mundur procesin e projektimit të shtëpisë. Projektimi i shtëpisë nga “DG” bazohet në parimin e ndriçimit natyral dhe ventilimit.

Meqenëse sipërfaqja e pronës është dukshëm e vogël, është dashur të krijojmë një plan urbanistik që mbështet të dy aspektet: ndriçimin dhe ventilimin e mirë. Për të mundësuar më mire fnksionimin e shtëpisë, arkitektët krijuan një kanal kryesor drite që ndante dhomën e ndenjes nga zona e ngrënies dhe kanaleve të vogla të dritës në secilën nga banjat.

Ky kanal drite mundëson që secila dhomë të ketë të ndarë cilësinë dhe hapësirës së vet të ndriqimit. Sfida kryesore për ndërtimin e kësaj shtëpie ishte jo vetëm krijimi por edhe maksimizimi i cilësisë së hapësirës në secilën pjesë hapësinore, veçanërisht për një shtëpi 162 metra katrorë.

Përveç ndriçimit dhe ventilimit, arkitektët i japin përparësi hapësirës së hapur dhe hapësirës së jashtme në mënyrë që shtëpia të ndihet e gjerë dhe e ajrosur.

2,121 Komente

Kliko këtu për të komentuar