Arkitektur

Kjo xhami mund të duket e zakonshme nga jashtë, por do të ju lë pa fjalë kur të hyni brenda

Shah Cheragh është një monument funeral  dhe xhami në Shiraz, Iran. Ajo përkthehet në “Mbreti i dritës” dhe është e lehtë të kuptohet se pse. Enterieri  i kësaj strukture ka miliona pasqyre   të vogla që përcjellinë dritën në çdo drejtim.

Vendi ka një të kaluar të mistershme. Sipas një historie, rreth vitit 900 një udhëtar zbuloi diçka që shkëlqente nga larg. Ai iu afrua zonës për të hetuar dhe gjeti një varr ndriçues. Një trup i blinduar i një figure të rëndësishme muslimane u gjet brenda dhe zona u bë një destinacion pelegrinazhi për muslimanët she-itë. Një strukturë u ndërtua për të strehuar varrin dhe me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më komplekse.

Edhe pse Shah Cheragh është dëmtuar nga njerëzit, natyra dhe koha, riparime të shumta e kanë mbajtur atë në këmbë edhe sot. Ajo ende shkëlqen si një diamant dhe tërheq pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota.

186 Komente

Kliko këtu për të komentuar