Interior

Iluzioni optik që e bënë kafenenë të duket sikur film i vizatuar (FOTO)

Në ditët e sotme njerëzit nuk vizitojnë kafenetë vetëm për të marrë një kafe dhe për të shkuar. Nëse një dyqan kafeje nuk ka një cilësi përcaktuese ose estetike, ka të ngjarë të mbetet pa u vënë re.

Shumë kafene janë duke e bërë misionin e tyre që të kenë një ambient unik që del jashtë zgjedhjeve të mbushura me kafe.

Të jesh një vend i denjë për postimet e Instagramit këto ditë, është në të vërtetë një nga mënyrat që një biznes mund të dallojë vetën.

Ndoshta kjo është mënyra se si u bë i famshëm “Café Yeonnam-dong” në Seul. Brendësia e kafenesë është projektuar të duket si një karikaturë 2D.

I vizatuar komplet, duke përfshirë mobiluar madje edhe enët e kuzhinës, nga pjatat në gota, të gjitha kanë një pamje 2D, duke krijuar një iluzion optik që u jep vizitorëve ndjesinë se kanë hyrë në botën e personazheve vizatimorë.

Ideja për këtë kafene erdhi nga një shfaqje koreane e T.V ‘W’ nga Lee Jong-suk dhe Han Hyo-Joo. Shfaqja merret me një vajzë të re që mund të hyjë në botën e komikave. Vajza përfundimisht bie në dashuri me një karakter nga komikat dhe vizatimet e babait të saj.