Arkitektur

Holandezet zbulonë stacionet mbresëlënëse të metros “UN studio” (FOTO)

Studio e arkitekturës, “UNStudio” e cila është e specializuar në projekte infrastrukturore dhe zhvillim urban, zbulon projektin e saj të fundit me 37 stacionet e para në rrjetin e metros në Doha.

UN studio është emëruar si studio arkitekturore kryesorë për projektin hekurudhor të Katarit (QIRP) në të cilin ata hartojnë një rrjet të metros që lidh komunitetet e vendosura në veri dhe në jug të Doha. Gjithashtu, shërben si sistemi kryesor i transportit publik brenda kryeqytetit.

Doha metro është një nga sistemet më të shpejta, më të përparuara të transportit pa shoferë në botë dhe arkitektët holandezë janë vendosur që ta bëjnë dizajnimin e kësaj metroje me qëllim që të bashkojnë natyrën progresive të dizajnit me arkitekturën popullore të zonës.

 

155 Komente

Kliko këtu për të komentuar