Bone vet Dizajn Shtëpi

Dekore nga druri, idetë më të mira për ambientet e brendshme (FOTO)

Materialet natyrore janë veçanërisht të njohura sot për kreativitetin dhe zbukurimin e shume gjerave dhe detajeve që na rrethojnë. Sidomos për ata që duan të shtojnë detaje elegant në brendësinë e tyre, kjo përzgjedhje e ideve do të jetë interesante.

1. Ideja e parë është të përdorni një trung druri si kangjellë për një shkallë. Një trung druri i tillë pastrohet nga lëvorja, trajtohet dhe mbulohet me një përbërje mbrojtëse, atëherë jo vetëm që mund të zvogëlojë koston e rregullimit të shkallëve, por gjithashtu të bëhet një element interesant. I përshtatshëm, praktik dhe efektiv.

2. Fotografia më poshtë tregon ide në të cilat degët përdoren në raftet e konzollave. Një pamje e tillë do të duket e shkëlqyeshme në një shtëpi. Thjesht idea që në shtëpinë tonë është duke na rrethuar nëna natyrë na bën te ndihemi të relaksuar.

 

3. Trungu i pemës është një pjesë e preferuar. Vendi i saj është pranë shtratit ose në dhomen e ndejës . Punimi i drurit duhet të ketë prerje të mira dhe të drejta. Atëherë pema duhet të përpunohet në mënyrë që asgjë të mos bjerë prej saj. Një trung i tillë në brendësi nuk duhet të duket rastësor. 3-4 rrota të vendosura në fundin e saj do të ndihmojnë për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

4.Kreativiteti mbi drurin nuk mbaron asnjëherë. Ju me siguri e dini se ndriçimi në shtëpinë tuaj është i rëndësishëm. Koleksioni që mund të shihni këtu përfshin lloje të ndryshme të llambadarëve nga druri – stilet e tyre ndryshojnë dhe kështu ndryshon edhe dizajni, forma dhe madhësia. Sidoqoftë, të gjithë ata e përmbushin mirë funksionin e tyre.

767 Komente

Kliko këtu për të komentuar