Arkitektur Exterior Interior

Çfarë ndodh kur dizajneret gatuajnë ëmbëlsira? (FOTO)

Kuzhinierja e ëmbëlsirave Ukraniase dhe dizajneri José Margulis kane bashkuar forcat për të krijuar diçka që nuk është parë më parë. Ata së bashku kanë krijuar modele gjeometrike dhe figurative të cilat kanë forma perfekte, modele që ndryshohen  në varësi të këndit të shikimit  dhe që shpesh herë na kanë dhënë ndjesinë qe nuk janë ëmbëlsira.

Gjithashtu kanë krijuar modelin më unik për strukturat ushqimore. “Kam shumë ide të parealizuara dhe një dëshirë të madhe për të eksperimentuar. Nuk dua të imitoj të tjerët, “Unë dua të krijoj diçka të re” tha Kasko.

Nisur nga përvoja e saj e kaluar, ëmbëlsirat e Kaskos të gjitha kanë karakteristika arkitektonike, të cilat ajo shpesh i arrin duke përdorur forma silikoni të modeluara me programin 3ds Max.

Ushqimi po bëhet një zonë gjithnjë e më e eksploruar midis stilistëve. Studenti i Kolegjit Mbretëror të artit, Kia Utzon-Frank projektoi një seri ëmbëlsirash që duken si gurë të lëmuar.

Për këto lloje ëmbëlsirash krijohen kallëpe të posatshme që ëmbëlsirat të marrin këto forma.

Pyetja e vetme tani është, si i hani ëmbëlsira kaq të bukura?!

400 Komente

Kliko këtu për të komentuar