Apartment Shtëpi

6 aktivitetet qe do te ju lehtesojne karantinën

1.Nata e filmit

Cila është gjëja kryesore që ne mund të ëndërrojmë për momentin? Udhëtim, pikniku, takimet shoqerore… epo, keto nuk jane te mundshme per momentin, kështu që, gjithçka që mund të bëni është të zgjidhni filmat e juaj te preferuar dhe të vazhdoni me një natë filmash sikurse të ishit në pushime.

2. Bëhuni kuzhinieri I shtëpis

Tash është momenti që t’I përvishemi punës së kuzhinës për të provuar specialitet që gjithmonë keni hezituar ti provoni duke u ankuar ne lodhjën e punës dhe mungesën e kohës. Zgjidhni specialitet që deshironi t’I pregadisni per familjën tuaj sepse ne fund të ditës prap në shtëpi do të jeni 😛 .

3. Zhvilloni karierën tuaj, ndiqni kurse online falas

Ndoshta kjo është koha e përsosur për të bërë një update njohurive tuaja! Mësoni diqka të re. Kjo kohë e vlefshme shtesë na lejon të arrijmë shpejtësine me temat për të cilat ishim gjithmonë kurioz, por kurrë nuk morëm guximin. Universiteti “Ivy League” ofron kurese falas online, të gatshme peë t’ju lejuar të zhyteni në një bollëk të njohurive të reja që ju presin!.

4. Rritni bimët tuaja

Nëse keni një kopsht, dilni atje dhe rritni ndonje bimë. Nese nuk keni kaq shumë hapësirë? Bleni disa pako fara për rritjen e bimëve më të vogla brenda, si majdanoz, rozmarinë etj.

5. Stay fit

Tani jemi të kufizuar në hapësirat tona të jetesës dhe qëndrimi në formë mund të mos duket si gjëja më e lehtë për të bërë. Nëse jeni duke luftuar për të motivuar veten, mos kini frikë, sepse ka edhe shumë aplikacione, burime në internet dhe kanale që ju sigurojnë gjithçka që ju nevojitet për të bërë ushtrimet tuaja të preferuara në shtëpi. Merrni pjesë në sfidën e yogës 30-ditore në internet ose regjistrohuni në një aplikacion të përballueshëm të fitnesit si Shreddy, i cili ka një mundësi stërvitje në shtëpi, dhe vjen i plotë me mësime video dhe plane për t’ju udhëhequr gjatë udhëtimit tuaj të fitnesit. Nuk ka justifikime!

6. Bëni cocktailin tuaj!

Tani që të gjitha baret dhe restorantet janë mbyllura, është vërtet koha të mësoni ta beni cocktailin tuaj per vetën dhe partnerin tuaj. Ju keni luksin që në shtëpinë të arrini ta bëni ambientin tuaj komod dhe ideal për një mbrëmje me një mojito të shijshme. Shikoni recetat në internet dhe krijoni cocktailin tuaj në komoditetin e shtëpisë. Cheers!

 

1,889 Komente

Kliko këtu për të komentuar